Zyrtare: Haaland në Dortmund

29 dhjetor 2019 | 16:20

Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se e ka kompletuar blerjen e talentit të madh norvegjez, Erlind Braut Haaland nga RB Salzburg.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e Haaland, Dortmundi i mposhti disa klube të mëdha, përfshirë, Juventus, Manchester United dhe RB Leipzig.

Gjiganti gjerman njoftoi përmes një videoje në “Twitter” se ka arritur marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit në afatin kalimtar dimëror, i cili hapet më 1 janar. Haaland i ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Salzburgun këtë sezon, përfshirë gjashtë në tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…