Gruaja bie nga shkëmbi 30 metra i lartë

30 dhjetor 2019 | 11:17

Një grua ra nga një shkëmb plot 30 metra i lartë për një arsye fare të thjeshtë; u shpërqendrua nga aparati i saj celular. 32-vjeçarja qëndroi 13 orë në greminë, gjersa dikush dëgjoi lutjet e saj për ndihmë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Palos Verdes në Los Angeles, të enjten e javës së shkuar, diku rreth orës 19:00. E reja ishte përqendruar në celular kur krejt papritur këmba i rrëshqiti.

Gruaja humbi gjurmët deri në orën 08:00 të mëngjesit të ditës tjetër, ditë ku edhe i buzëqeshi fati. Dikush e dëgjoi, lajmëroi autoritetet përkatëse dhe gruaja u shpëtua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi ishte një dëshirë e madhe e Juventusit në…