Skënderbeu në kërkim të përfocimeve, rikthehet Jashanica

30 dhjetor 2019 | 17:58

Skënderbeu, për momentin, nuk është as në qiell as në tokë. Fati i një klubi që ka shkruar një pjesë të historisë së futbollit shqiptar është i lidhur drejtpërdrejt me një gjykatë federale, e cila ndodhet në Zvicër dhe që në verën e viti 2020 do të përcaktojë nëse verdikti i CAS-it për të lënë në fuqi vendimin e UEFA-s, që e pezulloi 10 vite Skënderbeun nga kompeticionet europiane, është apo jo i bazuar në ligjet zvicerane.

Kjo situatë pasigurie ka ndikuar edhe në fushën e lojës dhe pa diskutim që sezoni aktual i bardhekuqve nuk është krejtësisht i qetë, megjithatë kjo nuk po i pengon drejtuesit të kryejnë lëvizje në merkaton e Janarit.

Bajram Jashanica do të mbyllë më në fund pezullimin dyvjeçar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, përdorim që erdhi më shumë për një neglizhencë të stafit mjekësor përpara takimit në Evropa League kundër Young Boys dhjetorin e 2017-s, sesa për përgjegjësi drejtpërdrejt të futbollistit. Me të gjitha gjasat, do të jetë ai afrimi kryesor. Edhe pse ka dy vite pa ndeshje zyrtare, mbetet një ndër lojtarët me më shumë cilësi tek korçarët, raporton “SS”.

Në radarë janë edhe Kerçiku (i sapodivorcuar me Tiranën) e Eni Imami, me këtë të fundit që nuk po kalon çaste lumturie te bardheblutë. Mbi të gjitha, u konfirmua qëndrimi i trajnerit Ilir Daja, diçka që të bën të kuptosh se te Skënderbeu nuk po dorëzohen, përkundrazi, po mendojnë seriozisht për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2019-2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur i komedisë, njëherit shkrimtari e muzikanti i…