Thaçi tregon pse nuk shkoi në samitin e Tiranës për minishengenin ballkanik

31 dhjetor 2019 | 13:56

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencën e tij të fundit për këtë vit.

I pyetur për iniciativën e Mini Shengenit, Thaçi tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Ohrit dhe Tiranës për shkak se Kosova është injoruar në samitin e Novi-Sadit.

Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar vetën për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit si parakusht për lëvizje më të shpejt në BE dhe NATO. Jemi të bindur se bashkëpunimi rajonal hap përspektivë të gjithanshme. Në të njëjtën kohë, ne kemi theksuar shumë qartë se Kosova do të jetë kontributdhënëse e madhe e paqes dhe stabiliteti dhe e bashkëpunimit të iniciativave rajonale – me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran. Ky është një fakt të cilin në veçanti Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet ta kenë parasysh gjithmonë sepse Kosova është njohur si shtet i pavarur. Si rrjedhojë e injorimit të Kosovës në Novi Sad, të dy ftesat që më janë dërguar, i kam refuzuar; megjithëse ftesat më referoheshin si president i shtetit të Kosovës. Arsyeja tjetër e refuzimit ka qenë edhe argumenti se nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal vetëm kur takimet mbahen në një vend të caktuar. Në Novi Sad, Kosova ka qenë e përjashtuar. Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me tre vendet e lartpërmendura, por çështje fondamentale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia – si rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Republika e…