![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/6CD7390C-B8B5-4ED8-9894-DE81F52CDCA3.jpeg)
NJË DËSHIRË E THIRRJE, NË VEND TË URIMIT NË NDËRRIMIN E MOTMOTEVE
Veprimtari i çështjes kombëtare, Agush Buja në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, u ka bërë thirrje të dy akademive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë që të bëhen bashkë sa më shpejt në një konferencë a simpozium, dhe të dalin mbi veten si individ e institucione me udhëzime e qëndrime për rrjedhat politike, andej e këndej kufirit, për platformën e përbashkët që duhet të ndjekim në qëllimet tona si komb.
Postimi i plotë i Bujës në ‘Facebook’:
Për dy akademitë shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, kuadro të përgaditura në Atdhe e gjithandej anëve të globit ku jetojnë e veprojnë.
Që të bëhen bashkë sa më shpejt në një konferencë a simpozium, dhe të dalin mbi veten si individ e institucione me udhëzime e qëndrime për rrjedhat politike, andej e këndej kufirit, për platformën e përbashkët që duhet të ndjekim në qëllimet tona si komb.
Pas shqyrtimit të gjendjes dezorganizative gjithandej, se nga duhet të ecim e si të ecim…orientimi ynë perëndimor mendoj nuk duhet të ketë kurrfarë alternative tjetër.
Kurrë nuk kemi qene më të «fortë», por fatkeqësisht edhe më të paorganizuar gjithandej.
Andaj bëhuni bashkë e vlerësoni veprimtaritë pozitive të dekadave të fundit dhe nxirrni udhëzime nga duhet të ecim (perendimi) në dekadat e ardhshme…
Keni në konsideratë mërgimtarët dhe kontributin e tyre, që nga Gjergj Kastrioti e deri më sot. Po të dihej dhe të dëshirohej si të afroheshin mërgata, Atdheu do të kishte fuqi të jashtzakonshme ndryshimi e zhvillimi e përparimi.
Merruni me ndikimin e feve, që ka tejkaluar dhe po vazhdon të thellojë format e veprimit me agresivitetin që po tregon. Fetë duhet të jenë në shërbim të zhvillimit dhe jo prapakthimit!
Duke patur parasysh sakrificën dhe vetmohimin e Tij me vepra, mbi 6 dekada, u kisha propozuar që ta shpallni ANËTARË NDERI (meqe u korritët me të sa ishte gjallle, mos vazhdoni të korriteni edhe tani)simbolin e organizimit, sakrificës e vetmohimit për KOMB E ATDHE, NDERIN E KOMBIT BACË ADEM DEMAÇIN.
Urim më të mirë për shqiptarët nuk mendoj se mund të ketë, se sa po të bëheshit bashkë e të dilnit mbi politikën e çoroditur, e ti jepnit orientimet e duhura, jo veç për një vit të mbare, por për dekada me rradhë.
Jemi në shekullin e internetit – komunikimit shumë të shpejtë. Ju, nëse do të kishit vullnet dhe dëshirë, brenda dy jave mund të takoheshit në Tiranë a Prishtinë, apo Shkup e gjetiu, dhe të baskërenditni synimet, politikat e duhura për KOMB e ATDHE.
Ju lutem, veproni dhe dilni mbi vehten dhe ndikimin e interesave të ngushta politike, se interesi i kombit e atdheut duhet të jete mbi te gjitha!
Me nderime,
Agush Buja,
Zvicër, 31 dhjetor 2019