Kufizime të reja për cigaret elektronike

02 janar 2020 | 21:46

Administrata Trump njoftoi të enjten ndalimin e disa prej aromave të njohura të cigareve elektronike, përfshirë frutat dhe nenexhikun, për të frenuar përdorimin në rritje nga adoleshentët të produkteve të tilla.

Ndalimi i këtyre llojeve bën që në treg të shiten vetëm aromat e mentes dhe duhanit.

Urdhri i ri përfshin cigaret elektronike që përdorin fishekë të mbushur me nikotinë të lëngshme dhe që shpesh shiten në dyqane produktesh të gatshme.

Departamenti amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Humane tha se bizneset që brenda 30 ditësh nuk ndalojnë prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e cigareve elektronike që përdorin fishekë nikotine, me përjashtim të aromave të mentes dhe duhanit, rrezikojnë të përballen me masa administrative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Bernard Challandes në intervistë për numrin festiv të gazetës…