Rasti “Pronto”, të gjithë të akuzuarit shpallen të pafajshëm

03 janar 2020 | 09:36

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit “Pronto”.

Sipas kësaj gjykate, nuk ka prova të mjaftueshme.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë me dije vendimin, duke sqaruar se për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe tetë të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Në muajin prill të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte ngritur aktakuzë për këtë rast.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësi partiake dhe raporte personale.

Ngritja e aktakuzës, kishte pasuar publikimin në mediat lokale në vitin 2011, të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe zëvendëskryeministër,…