Haxhiu reagon për vendimin e rastit ‘Pronto’: Nevojë urgjente krijimi i qeverisë së re

03 janar 2020 | 11:29

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka liruar nga akuza të gjithë personat e përfshirë në rastin e njohur si ‘Pronto’.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës ‘Pronto’është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.

“Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit. Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?! Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video është bërë virale në rrjetin social "Instagram" ku…