![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/thaçii.jpg)
Thaçi i bëri thirrje zyrtare Kurtit për takim më 6 janar, në orën 15:00
03 janar 2020
| 16:36
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, 6 janarit, në orën 15:00, për takim për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.
Në letrën e katërt të Thaçit, ai shpreh gatishmërinë që ta takoj ashtu siç Kurti kish propozuar me 6 janar, duke i caktuar orën 15:00.