Momenti kur raketat hedhin në erë veturën e Qassem Soleimanit (Video)

03 janar 2020 | 21:23

Është regjistruar momenti kur dy gjeneralë të Gardës Revolucionare Iraniane u vranë në sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit, i cili vrau gjithashtu komandantin e kësaj garde, Quds Qassem Soleimani.

Pamjet e kamerave afër aeroportit dhe të shpërndara nga televizioni irakian AhadTV, tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize të premten në mëngjes.

Gjeneral brigade Hussein Jafari Nia dhe gjeneralmajor Hadi Taremi u rreshtuan në mesin e të vdekurve, së bashku me kolonelin e rojeve Shahroud Mozaffari Nia dhe kapitenin Waheed Zamanian.

Abu Mahdi al-Muhandis, zv. komandant i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut me bazë në Irak, ishte gjithashtu midis të vdekurve pasi u godit nga një nga katër raketat e udhëhequra nga Amerika, të shkrepura nga një dron Reaper./KP

https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten çmimi i naftës u rrit dhe aksionet u…