Haradinaj: Radio Kosova e Lirë, zëri i luftës për liri

04 janar 2020 | 12:20

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot fillimin e transmetimit të Radio Kosova e Lirë, 21 vjet më parë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Haradinaj shprehu se Radio Kosova e Lirë u bë zëri i luftës për liri.

“21 vite më parë, filloi transmetimin Radio Kosova e Lirë. Ajo u bë zëri i luftës për liri, lajmëtare e fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në nderim të të gjithë atyre që mbajtën gjallë radion, në veçanti të Dëshmorëve që ranë në mbrojtje të saj, përulemi me respekt për sakrificën e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 250 persona, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të…