MPJ: Mehmetaj po mbahet në burg në Beograd

04 janar 2020 | 16:07

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka kërkuar na autoritetet e Serbisë që të lirojnë menjëherë shtetasin Nezir Mehmetaj i cili është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.

Nga MPJ-ja njoftojnë që tashmë Zyra Ndërlidhëse e Kosovës ka angazhuar edhe një avokat për Mehmetajn.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ministria që drejtohet nga Behgjet Pacolli, thuhet se Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd  dhe është marrë në pyetje për çështje politike.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe, në pikën kufirare në Merdare, dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra Ndërlidhesë e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e z.Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.

z.Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike. MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka larmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar.

Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjës politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serb

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq anuloi sot një vizitë private…