Haradinaj kujton Shaban Shalën: Ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës

05 janar 2020 | 11:35

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneralin Shaban Shala në tetëvjetorin e rënies së tij.

“Shaban Shala ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës. Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së. 8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike. Lum Atdheu që kishte burra si ai”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmetaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare teksa po…