Në Kroaci mbahet raundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale

05 janar 2020 | 12:42

Vendvotimet janë hapur në Kroaci për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rreth 3. 8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviq.

Këto zgjedhje po shihen si test për partinë në pushtet, HDZ-në.

Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq, ka dalë e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.

Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët kanë thënë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk i fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andreqj Plenkoviq nga partia HDZ-ja, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakersat vazhdojnë të dominojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit. Kjo…