Protestë në burgun e Dubravës, lëndohen të burgosurit

05 janar 2020 | 17:09

Disa të burgosur janë lënduar në Burgun e Dubravës, si shenjë proteste dhe pakënaqësie me vendimin e presidentit, Hashim Thaçi, për mos faljen e më shumë të burgosurve.

Lajmin e ka bërë me dije për “Kosovapress”, njëri nga të burgosurit, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Nëntë persona e kanë qepur gojën me tel, buzët dhe kanë hyrë në grevë urie në pavionin tre të burgut të Dubravës për shkak të zhgënjimit me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për mos falje të të burgosurve. Edhe të tjerët kanë nisur të qepin gojën, ka nisur të eskalojë situata. Ata po kërkojnë gazetar”, ka thënë ai.

Pakënaqësitë në këtë burg i ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Janë shfaqur në mëngjes disa pakënaqësi, pse ata nuk janë liruar nga presidenti Thaçi. Ata herë pas here shfaqin pakënaqësi, ka persona që shfaqin pakënaqësi në forma të ndryshme, mund të ketë ndodhur edhe kjo. Nuk e kanë cenuar sigurinë. Ata kohë pas kohe trajtohen edhe nga psikiatri”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, njëri nga të burgosurit ka mohuar se ata të burgosur kanë probleme mendore, duke thënë se drejtori Nehat Thaçi duhet të ketë kujdes me deklarata, pasi mund të kontribuojë në eskalimin edhe më të thellë të situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i…