Haradinaj kujton Fan Nolin: Këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë

06 janar 2020 | 09:04

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot njërin nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, Fan Nolin.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se këshillat dhe idetë e Nolit janë më aktuale se kurrë.

“Fan Noli nuk ishte vetëm burrë shteti, prift e dijetar. Ai ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët. Në 138 vjetorin e lindjes së tij, këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre muaj pas zgjedhjeve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…