Thaçi flet në telefon me presidentin e ri kroat

06 janar 2020 | 12:34

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e porsazgjedhur të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilin e ka uruar për zgjedhjen e tij në krye të shtetit mik të Kroacisë.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë. Presidentin e zgjedhur të Republikës së Kroacisë e përgëzova edhe për marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku Kosova pret një dinamikë të re në rrugëtimin e pandashëm drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3342858125784523/?type=3&eid=ARBUrjDqrv5t_aKNLyWKhqWF1vNLl23gmV_UFen1JhE-C5Nn5InWPlcPbZgszkB26Y9SWhQyj5LTrsgR&__xts__%5B0%5D=68.ARAdJhoibSUSp5FfAAHZ42D0RpdcOXnXG1UcmUvmOk3G4fAXtsMSVq-TpsxZHnp7_UUxYYzNY8MLdtwL0ucHOaKsR24yAxVaOtqNfex3-GJWwRgZoXFTSUw91ThN18kcOspnZFgKlfmZtnobLlkFx2CnptNNZ40-i0ESeOvDj-FyGbuM_xjWDA_1UCRQyCNuVddzR8ZQij4h7tRvX8drUBq1uQHMecMF3bu_-9u2XtXyJbOIOrkcIuN7JW9xuU_txzcU0VkZUfbWmdcQl47jjstUsow7wICwRvM4OnEcqMkkoVbmSCimQBuphCNqK-mf20coFynjo8PUCrCiApR-C4fWQQ&__tn__=EHH-R

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi më i mirë në Kosovë, Oto John ka konfirmuar…