XHEVAT QERIMI, MË 10 JANAR 2020, RIVARROSET NË GJILAN

07 janar 2020 | 00:06

Ismet SYLEJMANI

Më 10 Janar 2020, do të rivarroset në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan,Heroi i Pavarësisë së Kosovës, i pavdekshmi Xhevat Qerimi!

Pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovë janë zhvilluar shumë evenimente të cilat kanë mbetur të shënuara si ngjarje që e pasuruan edhe më tej historinë e madhe të humbjes dhe të largimit përfundimtar të Serbisë pushtuese!

Një nga ato skena e pamje të rralla të historisë së re të popullit shqiptar të Kosovës , ishte edhe rivarrimi i të rënëve në luftë për liri, i atyre që kishin luftuar e që kishin derdhur gjakun në betejat dhe përleshjet e luftës titanike për jetë a vdekje me Serbinë pushtuese!

Në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, më 10 Janar 2020, do të zhvillohet një ceremoni e madhe kombëtare!

Dëshmorëve e Heronjeve të Kombit në Gjilan , do të iu bashkohet përgjithmonë veprimtari e atdhetari i madh kombëtar, demonstruesi e organizatori i demonstratave në Gjilan e në Prishtinë, udhëheqësi e Kryetari Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës për Gjilan, Viti dhe Kamenicë, ushtaraku çlirimtar i përgaditur në kazermat e Ushtrisë shqiptare në Shqipëri për luftë kundër Serbisë, njëri prej ideatorve të fillimit të përgaditjeve të krijimit të kushteve e rrethanave për themelimin e UÇK-së, luftëtari i orëve të para, Heroi i Pavarësisë së Kosovës Xhevat Qerimi!

Nderimi në rivarrimin e Heroit Xhevat Qerimi, do të jetë edhe një gurë prove e një dëshmi edhe më shumë, se populli, Atdheu e Kombi ynë, në çdo kohë e në çdo rrethanë nderon e përulet me pietet të thellë, përpara atyre që ishin në gjendje të jepnin dhe dhanë çdo gjë që kishin!

Populli i Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, duhet të shkojë masivisht e të marrë pjesë në rivarrimin e Heroit Xhevat Qerimi!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, flamuri kombëtar në çdo zemër e në çdo shpirt patrioti e atdhetari, në shenjë respekti e nderimi, duhet të ulet në gjysëm shtize, pasi atë ditë trupi i Xhevatit, që ka pritur kaq gjatë, rivarroset në pikën më të lartë, në Olimpin e qytetit të Gjilanit!

Nderim e pjesmarrje sa më masive është obligim i ynë të organizojmë, sepse Xhevati ishte biri më i jashtëzakonshëm i këtij populli, ishte nga më të mirët, ishte nga më besnikët, ishte më i përkushtuari në arritjen e lirisë, pavarësisë e demokracisë dhe largimin nga Kosova të Serbisë!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset shqiptari i madh që ka kryer aksione më shumë se çdo veprimtarë, ka shpërndarë trakte, thirrje, komunikata, që ka shkruar parulla me përmbajtje të ndryshme atdhetare, politike e programatike, kudo nëper rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset udhëheqësi i madh politik ilegal, Ai i cili për herë të parë e bashkoi në një Rreth e në një qendër të fuqishme organizative Gjilanin, Vitinë dhe Kamenicën.

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset organizatori më i madh i të gjitha kohërave e i të gjitha periudhave në qytetin e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset demonstruesi me aktiv i demostratës së vitit 1988 në Prishtinë, atëherë kur kishte ardhur një delegacion i Parlamentit Europina në Kosovë! Në atë demonstratë organizator e demostrues i rreshtit të parë ishte edhe Sekretari Organizativ i LPRK-së, Heroi i Kombit Afrim Zhitia!

Në krah e sup me sup me Heroin Afrim Zhitia ka demonstruar edhe Heroi Xhevat Qerimi!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset organizatori nr 1 i demonstratës së vitit 1989 dhe 1990 në Gjilan!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset Heroi Xhevat Qerimi, i cili për të ndaluar e për të mos e lejuar vrasjen masive të demostruesve shqiptar, në mbrëmjen e 27 Marsit të vitit 1989, merr vendim gjuajtjen më armë zjarri, të helokpterit ushtarako-policor serb në demostratën e Gjilanit!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset balli dhe nderi i protestave dhe demostratave antipushtuese serbe në Kosove e vise!

Më 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, rivarroset Heroi i Kosoves Xhevat Qerimi, shoku e bashkeluftetari i Heroit te Kombit, kamandant Zahir Pajaziti!

Kush nderon me pjesmarrje në rivarrim Heroin Xhevat Qerimi dhe kontributin, jetën e veprën e Tij, nderon fisin e vet, gjyshërit e stërgjyshërit, nderon Babin e Nënën e vet që e ka lindur dhe rritur, nderon mësuesin dhe shkollën ku ka mësuar shkronjat e gjuhës shqipe dhe ku ka mësuar historinë e lavdishme të popullit shqiptar!

Nderimi me pjesmarrje në rivarrim me 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, te Heroit Xhevat Qerimi, eshte detyre dhe obligim i çdo shqiptari ne cilin do nivel te perfaqesimit shteterore qe eshte!

Nderimi me pjesmarrje ne rivarrim me 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, te Heroit Xhevat Qerimi, eshte detyre dhe obligim i çdo shqiptari te çdo rangu, titulli e gradae shkencore qe ka!

Nderimi me pjesmarrje ne rivarrim me 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, te Heroit Xhevat Qerimi, eshte detyre dhe obligim i çdo shqiptari ushtare e oficer i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, te UÇPMB-se e te Ushtrice Çlirimtare Kombetare!

Nderimi me pjesmarrje ne rivarrim me 10 Janar 2020 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, të Heroit Xhevat Qerimi, është detyrë dhe obligim i çdo ushtari e oficeri që ka qenë në uniforme në TMK, në FSK dhe tash në Ushtrinë e Kosovës!

Prishtinë, 7 Janar 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e burgut të Idrizovës sot, pas mesnate janë sulmuar…