Bolton, i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e Trumpit

07 janar 2020 | 08:12

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se është i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Senat.

“Kam konstatuar se, nëse Senati lëshon thirrje për dëshminë time, unë jam i përgatitur të dëshmoj”, tha të hënën Bolton.

Më herët, ai ka vepruar në përputhje me udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos bashkëpunuar me hetimet që po udhëheqin demokratët kundër presidentit Trump.

Nëse lejohet, Bolton do të ishte ish-këshilltari më i lartë i Trumpit që do të dëshmonte.

Trumpi është fajësuar muajin e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila udhëhiqet nga demokratët për dy akuza: shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit.

Gjykimi i tij kalon tani në Senat.

Nëse Senati e shpall fajtor, gjë që thuhet se ka pak gjasa pasi ky institucion kontrollohet nga republikanët, Trumpi do të shkarkohej nga detyra.

Gjykimi në Senat nis kur demokratët t’i paraqesin formalisht akuzat atje dhe ata nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se fusha…