Zjarret shkatërrojnë mijëra shtëpi në Australi

07 janar 2020 | 10:38

Gati 2,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Australi, që kanë përfshirë këtë vend tash e sa muaj.

Zyrtarët në shtetin Nju Sauth Uells thanë se 1,588 shtëpi janë djegur dhe 653 të tjera janë shkatërruar.

Rreth 200 janë shkatërruar në Viktorian fqinje dhe mbi 100 në shtete të tjera.

Së paku 25 njerëz kanë vdekur dhe miliona kafshë kanë ngordhur prejse kanë nisur zjarret në muajin shtator.

Sezoni i zjarreve në Australi është i paparë më herët dhe thuhet të jetë nxitur nga temperaturat rekorde dhe thatësirat e mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngrohja e makinës gjatë periudhës së dimrit përpara se të…