Kryeparlamentari Konjufca uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

07 janar 2020 | 10:45

Me rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë.

Nëpërmjet mesazhit të tij, kryeparlamentari Konjufca ka uruar për më shumë paqe, mbarësi, begati, tolerancë e respekt ndërnjerëzor.

“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë si motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj besimeve të ndryshme në Republikën tonë, e të angazhimit për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë, në paqe e harmoni”, është thënë në urimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati 2,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Australi, që…