Mustafa uron besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes

07 janar 2020 | 10:49

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Kosovë për festën e Krishtlindjes.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse. Le të jetë vit i mbarë me plotë begati, duke promovuar vlera humane dhe tolerancë mirëkuptimi mes njerëzve pa dallim. Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja. Këto festa le të jenë momente reflektimi, për të dashur dhe respektuar njëri-tjetrin dhe për të jetuar në paqe dhe harmoni ndërfetare. Për shumë mote, Krishtlindja!”, është thënë në telegram-urimin e Mustafës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse, kryetari i Kuvendit…