Propozimi i mandatarit për kryeministër, mblidhet Kryesia e LV-së

07 janar 2020 | 14:28

Në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të fillojë pas pak mbledhja e Kryesisë së kësaj lëvizje.

Deri më tani, në selinë e Vetëvendosjes ka arritur kryeparlamentari Glauk Konjufca, anëtarët e Kryesisë së Rexhep Selimi, Arbërie Nagavci, Tinka Kurti, Xhelal Sveçla, Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.

Dje pas takimit në mes të Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre. Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë me dije se liderit të LV-së, Albin Kurti, i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re e Austrisë të cilën e përbëjnë partia…