Komuna e Mitrovicës nis hartimin Planit Zhvillimor Komunal 2019 – 2027

07 janar 2020 | 15:31

Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor ka filluar me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2019 – 2027, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor të Kosovës 04/L – 174.

“Plani Zhvillimor Komunal është plan strategjik multifunksional, i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit të Komunës për periudhën 8-vjeçare, andaj Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor është duke mbajtur takime me banorë nga zonat rurale dhe ato urbane”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Sipas këtij njoftimi, qëllimi i këtyre takimeve është informimi i qytetarëve rreth ecurisë së këtij plani, mendimet e tyre lidhur me nevojat, sfidat dhe prioritetet për ato vendbanime.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në…