Bahtiri: Kryesia dhe deputetët e LDK-së kanë vullnet për arritjen e marrëveshjes me LV-në

07 janar 2020 | 17:04

Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se ka konstaktuar me shumicën e anëtarëve të Kryesisë të LDK-së, të cilët sipas tij janë në favor të arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të këtyre dy partive.

Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se për hir të qytetarëve është mirë që Isa Mustafa e Albin Kurti ta nënshkruajnë sot marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje. Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka shkruar Bahtiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar me homologun e…