Aksident në Ozdrim të Pejës, vdes një 8-vjeçare

07 janar 2020 | 17:05

Pasditen e sotme në rrugën magjistrale Pejë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ozdrim, ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, një vajzë 8-vjeçare ka vdekur si dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e  Pejës, Xhevat Ibra.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:47 në magjistralen Mitrovicë – Pejë, në fshatin Ozdrim. Të përfshira kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Rreth orës 15:10, një fëmijë i lindur në vitin 2012 ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka treguar Ibra për “Express”.

Ibra ka shtuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të komunikacionit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri,…