![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/kurti-mustafa.jpg)
S’ka marrëveshje LV-LDK, takimet vazhdojnë
07 janar 2020
| 18:16
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Pas këtij takimi, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë me dije se liderët e dy partive janë dakorduar që edhe nesër (e mërkurë) të mbahet një takim tjetër.
“Jemi dakorduar që nesër të mbahet edhe një takim. Për orën e saktë të takimit ju njoftojmë nesër paradite”, ka thënë Mustafa.