Presidenti i Iranit, ShBA-së: Na prenë krahun, do ua presim këmbët

08 janar 2020 | 11:08

Udhëheqësit iranianë janë zotuar të mërkurën që do t’i japin fund pranisë së ShBA në rajon, duke përshkruar sulmet raketore ndaj objektivave amerikane në Irak si “vetëmbrojtje”.

“Ne i goditëm ata (amerikanët) në fytyrë mbrëmë me një sulm raketor, por veprimi ushtarak nuk është i mjaftueshëm, ka thënë udhëheqësi suprem Ali Khamenei në një fjalim para kombit.

Ai ka folur disa orë pas sulmit në bazat ushtarake në Irak të përdorura nga forcat amerikane.

Ndërkohë presidenti iranian Hassan Rouhani, ka thënë se Uashingtoni mund të ketë “prerë krahun” e Soleimanit, por ata do të presin “këmbën” e Amerikës si kundërpërgjigje.

“Ne do të presim këmbët e Shteteve të Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë ‘prerë krahun’ tonë, gjeneralin Qassem Soleimani, Irani do të përgjigjet duke prerë ‘këmbët” e tyre’”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë…