Asnjë ushtarë amerikanë dhe irakianë nuk është vrarë nga sulmet e Iranit

08 janar 2020 | 11:18

Zyrtarë të lartë irakianë të mbrojtjes që punojnë bashkë me amerikanët në bazën ushtarake ku ka sulmuar Irani kanë demantuar mediet iraniane që kanë thënë se nga sulmet me raketa balistike janë vrarë rreth 80 persona.

Amerikanët megjithatë ende s’kanë folur nëse ka pasur ndonjë viktimë, por presidenti i ShBA-së, Donald Trump mbrëmë ka shtyrë adresimin para kombit amerikan, duke thënë se një paraqitje të tillë do ta bëjë sot.

Britania e Madhe, Suedia, Australia dhe Danimarka të cilët kanë trupa të stacionuara atje kanë thënë se asnjë ushtar i tyre nuk është vrarë.

Televizioni shtetëror iranian pretendon se të paktën 80 njerëz janë vrarë në sulmin ndaj objektivave amerikane.

Sipas të njëjtave raportime, është thënë se 22 raketa janë hedhur në dy baza amerikane por katër prej tyre nuk kanë shpërthyer Nuk kishte ushtarë irakianë të vrarë e as të plagosur nga ky sulm.

Po ashtu, Norvegjia dhe Danimarka, kanë thënë se asnjë person nga personeli i tyre nuk është lënduar në këtë sulm.

Sulmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë, mirëpo asnjë nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për persona të plagosur ose të vrarë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Trumpi ishte informuar pas sulmit dhe se situata është monitoruar nga afër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit iranianë janë zotuar të mërkurën që do t’i japin…