Policia shqiptare sekuestron 70 mijë euro dhe një makinë që dyshohet e vjedhur

08 janar 2020 | 11:38

Një shumë e konsiderueshme parash dhe një automjet që dyshohet i vjedhur, janë sekuestruar në doganën e Kakavijes nga Policia Kufitare në bashkëpunim me forcat Frontex.

Konkretisht, sekuestrimi ka ndodhur në dalje nga Shqipëria ku një makinë tip “Renault” drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale E.X. nga Berati dhe banues në Greqi.

Në këtë makinë është konstatuar se kishte ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Në një rast të dytë, autoritetet kufitare kanë bllokuar 70 900 euro të fshehura në automjetin e 49-vjeçarit me iniciale V.G. nga Saranda dhe që banon në Greqi. Shuma e parave ishte fshehur me qëllim shmangien e kontrollit, ka thënë policia.

Materialet hetimore për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për trafik të mjeteve motorike dhe mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…