Kryesia e Vetëvendosjes po mban mbledhje

08 janar 2020 | 11:45

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur këtë mëngjes, ngjashëm sikur dje.

Në këtë mbledhje temë diskutimi pritet të jetë dërgimi i mandatarit për formimin e qeverisë të presidenti Hashim Thaçi, dhe çështja e negociatave për bashkëqeverisje me LDK-në.

Sot skadon “ultimatumi” 48 orësh i dhënë nga Thaçi që Vetëvendosje ta dërgojë emrin e saj për kryeministër.

Në anën tjetër pritet që Albin Kurti edhe sot pasdite të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe drejtuesit e lartë të kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur…