Nagavci thotë se sot nuk ia dërgojnë Thaçit emrin e mandatarit për kryeministër

08 janar 2020 | 12:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do ta dërgojnë sot emrin e mandatarit për kryeministër tek presidenti Hashim Thaçi.

“Në mbledhje të kryesisë diskutuam dhe morëm vendim në bazë të Kushtetutës, LV-ja në ditët në vijim do t’i dërgojë presidentit emrin e kandidatit për Kryeministër”.

“Sipas Kushtetutës presim që presidenti ta dekretojë kandidatin atë t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka thënë se ata do t’i vazhdojnë bisedimet me LDK-në për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me synimin që ajo të ndodhë sa më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas një…