Peja përballet me Ibër Rozhajën

08 janar 2020 | 13:15

KB Peja sonte (e mërkurë) do ta zhvillojë ndeshjen e parë në këtë vit. Pejanët do të përballen me Ibër Rozhajën në Ligën Ballkanike në Palestrën “Karagaçi” nga ora 19:00.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje. Skuadra e Pejës ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror ku transferimi kryesor është Dardan Berisha, kurse synimet e kësaj skuadre janë të mëdha.

“Verdhezinjtë” janë rikthyer këtë edicion si në BIBL, ashtu edhe në garat e Superligës për të synuar të rikthehen si më parë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që nga…