Rabiot: Do të qëndroj në Juventus

08 janar 2020 | 13:17

Adrien Rabiot i ka mohuar lajmet se do të largohet nga Juventusi gjatë këtij muaji për të kaluar në Manchester United. Francezi ende s’ka arritur ta fitojë një vend në formacionin e parë të Maurizio Sarrit dhe kjo gjë bëri që të shtoheshin spekulimet për një transferim në Manchester United.

“Po, unë do të qëndroj në Juventus, s’kam asnjë dyshim. Nuk kemi asnjë problem”, ka thënë Rabiot. “Unë e ndiej se e kam besimin e klubit dhe të trajnerit Sarri. Viti 2019 nuk ishte i lehtë për mua. Erdha në Juventus pasi nuk pata mundësi të luaja për një kohë të gjatë. Po tentoj të përshtatem me ligën e re”, ka shtuar Rabioti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja sonte (e mërkurë) do ta zhvillojë ndeshjen e…