Prishtina e rikthehen Oto Johnin në Kosovë

08 janar 2020 | 14:25

Skuadra e Prishtinës e ka prezantuar transferin e parë në këtë afat kalimtar, Oto John.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se negociatat për transferimin e sulmuesit nigerian nuk kanë qenë aspak të lehta.

“Pas shumë bisedave aspak të lehta, FC Prishtina ka bindur sulmuesin nga Nigeria, Oto John, që t’i bashkohet skuadrës sonë në këtë afat kalimtar”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Oto John ka lindur më 25.01.1998 në Nigeri, në Prishtinë vijën nga Skënderbeu i Korçës. Sulmuesi i gjatë 180 cm, me Skënderbeun ka qenë i angazhuar për 1 vit e gjysmë duke shënuar 5 gola. Por, famën e madhe e ka pasur me Trepçën ’89 ku për dy vite kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpall kampion i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq pritet të jetë një nga largimet e mëdha…