Komuna e Klinës dhe KFOR-i pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit

08 janar 2020 | 14:34

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur të mërkurën në takim komandantin e Regjionit të Perëndimit të KFOR-it, kolonel Natale Gatti, me të cilin kanë diskutuar për të arritura, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Komuna e Klinës.

Kryetari Elezaj ka falënderuar kolonelin Gatti për vizitën e realizuar dhe për bashkëpunimin e realizuar ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Klinës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për ofrimin e sigurisë.

Më tutje, Elezaj e ka informuar kolonelin Gatti për të arriturat që ka pasur Komuna e Klinës  gjatë vitit që lamë pas, por edhe për prioritetet dhe sfidat që e presin gjatë vitit 2020.

Ndërsa koloneli Gatti, duke uruar kryetarin Elezaj një vit të mbarë në aspektin profesional e personal, ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Klinës do të vazhdojë.

Në fund të takimit,  koloneli Gatti ia ka dhuruar kryetarit Elezaj simbolin e KFOR-it të regjionit të perëndimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet…