Çifti nga Zvicra e bën me banesë një familje gjilanase

09 janar 2020 | 18:11

Çifti nga Zvicra, Esha Ismaili dhe Samir Kica, e kanë bërë me banesë të re një familje gjilanase, e cila deri më tani ka jetuar në kushte të rënda banimi. Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka pritur në takim falënderues ata, duke thënë se nuk ka vepër më humane se ta bësh me shtëpi një familje në nevojë.

Kryetari Haziri ka njoftuar çiftin nga Zvicra se kjo është familja e 132-të që po bëhet me kulm mbi kokë në Gjilan, pas mbrëmjes së parë humanitare të vitit 2014, duke shtuar se e bën krenar solidariteti i jashtëzakonshëm qytetar me këto familje.

Ndërsa çifti Esha Ismaili, e cila është gjilanase dhe Samir Kica, i cili është nga Struga, kanë thënë se ndihen mirë që kanë arritur ta përmbushin një synim të tyre për ta bërë me kulm mbi kokë një familje.

Ata janë zotuar para Hazirit se do të vazhdojnë t’i dalin në ndihmë edhe në shkollimin e tre fëmijëve të kësaj familje. Përpos ndërtimit të shtëpive e blerjes së banesave për familjet me problem të banimit, në Gjilan janë rinovuar mbi 50 shtëpi, ndërsa për 51 familje Komuna e Gjilanit  po paguan qira mujore, tash e katër vjet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës ka organizuar të enjten një debat publik…