Gjykata Speciale fton edhe një deputet të PDK-së

09 janar 2020 | 19:10

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Lajmin e ka bërë me dije vet Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se do t’i përgjigjet ftesës me 5 shkurt të këtij viti.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.
Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Me këtë rast, dua të falënderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falënderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/a.1686288758313286/2602386256703527/?type=3&eid=ARBDPim2o0gbiEQxe17GEgcRZjfwRZ8gSN5570K-xTDBjXbR2BQDUWvq949unXGL3LUwL_4-FqbDZ9oj&__xts__%5B0%5D=68.ARAiY6TnPCIz0_06tYodcAQGjMpM-o7GwpCMHS_XQ4imwZ7APq9Zhklw97ppxq6PqUEzHiaNrl6-h0rEEc6R-AUapoUAicqCw6-ToCaogVkgOO5xwXO_SuSbXW2Zdz2AQOCxtrTkcKFgzWrJq7XhUqOnlR73-XytycfWJdGUeDjjVU7mfHdKhY8yarpAzPdrMSt7-lq3ZlvGHAGmX5iHblvMz12Qr2x-cZUhJjhSZ4blsdTS7Qy8KpxYNHgLwFr8XsOi08jcdJBBTFuGoil1oDh7S9vUy6tf77tJhfdmSuXRyeV6M8xYdE7TdYspZU2m8IvAhy70JZ6_Mzyh_XZMaR0hKI0k&__tn__=EEHH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në…