Mbahet takim fillestar i projektit QATEK

09 janar 2020 | 19:28

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani priti në takim Prof. Blerim Saqipi PhD nga Universiteti i Prishtinës gjegjësisht Fakulteti i Edukimit i cili edhe është koordinues i Projektit Erasmus + të quajtuar “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë – QATEK” (QATEK – Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo).

Të pranishëm në takim ishin edhe Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi nga Fakulteti i Edukimit si dhe Denis Spahija, Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë.

Prof. Saqipi u njoftua me situatën në të cilën gjindet UGJFA, pritjet për të ardhmen por edhe u diskutuan përgjegjësitë dhe kontributi që pritet UGJFA të ketë në projekt.

Partnerë Europian do të jenë Universiteti i Lublanës, Universiteti i Talinit në Estoni dhe Universiteti Lumsa Vatikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim deputetin e Kuvendit të…