Iniciohet bashkëpunimi në mes të UPZ dhe Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren

10 janar 2020 | 14:39

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. asoc. dr. Ismet Temaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët të premten ka zhvilluar një vizitë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren ku u takua me përfaqësuesin Wolfgang Leidig dhe këshilltarin Muhamed Rexhepi.

Në takim është diskutuar mundësia e arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për konkretizimin e bashkëpunimit  posaçërisht me Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, që është paraparë në Studimin e Fizibilitetit për ITP, pastaj Fakultetin e Ekonomisë dhe fakultetet tjera, si dhe shkollën verore ndërkombëtare dhe Panairin e Karrierës.

Po ashtu që Universiteti të jetë në dispozicion të ITP me shërbimet këshilluese dhe ekspertiza për biznese, industri, institucione dhe organizata të komunitetit që do të vendosen aty. Ndërsa hapësirat e banimit (konviktet) dhe mensa të jetë në dispozicion edhe të studentëve të Universitetit. Në parim palët u pajtuan që arritja e marrëveshjes është e rëndësishme dhe pas kalimit të procedurave përkatëse të bëhet edhe formalizmit dhe zbatimi i sajë brenda një afati të arsyeshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, ka…