Behrami: Genoa edhe në sezonin tjetër do të luajë në Serinë A

11 janar 2020 | 14:28

Mesfushori Valon Behrami është i bindur se skuadra e Genoas edhe në edicionin tjetër do të bëjë gara në Serinë A. Ai në një intervistë dhënë të enjten për mediumet italiane ka thënë se Genoa do ta arrijë synimin që ka këtë edicion, shpëtimin nga rënia në Serinë B.

Genoa këtë edicion ka rezultate kryesisht të dobëta, kurse Behrami javë më parë është transferuar për ta ndihmuar ekipin në synimin që ka. Genoa aktualisht zë vendin e 18 në Serinë A, që dërgon në një kategori më poshtë, pasi ka tubuar 14 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara. Behrami, 34-vjeçar, deri më tash ka vetëm një paraqitje te Genoa.

“Unë i kuptoj kërkesat e tifozëve dhe i siguroj se do ta arrijmë qëllimin këtë edicion, duke luajtur edhe edicionin tjetër në Serinë A”, është shprehur Behrami për “Tuttomercatoweb”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teherani zyrtar ka pranuar të shtunën se ka rrëzuar aksidentalisht…