Një takim, rast i veçantë, me presidentin Rexhep Mejdani

11 janar 2020 | 18:40

Nga Nait Hasani

E takova sot, ish presidentin Mejdani, profesorin e fizikës, që dikur në vitet e shtatëdhjeta kishte dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës, dhe kujtonte me mall dhe krenari ato ditë e kohë të mësimdhënies në edukimin arsimor të gjeneratave të reja në Kosovë.

Ai thotë: Në të ftohtë e deborë, që të ngrinte flokët, të mpinte gishtat, edhe rrugët pse ishin të pashtruara e me akull e kishte shumë vështirësi në komunikacion… por kur niseshim për Kosovë, me dhënë mësim, të gjitha vështirësitë, të gjitha rrugët ishin të hapura dhe bora shkrinte përballë motivit tonë kombëtar, sepse vinim me dashuri e vullnet për të dhënë mësim në ngritjen dhe përgatitjen arsimore të brezit të ri në Kosovë. Kosova ishte ëndrra jonë, qëllimi jonë kombëtar, misioni i brezit tonë atëherë, në atë kohë.

U ndjeva i privilegjuar, si ambasador i Republikës së Kosovës, kur dëgjoja duke e kujtuar atë kohë. Ai fliste me mall, me ndjenjë e me nostalgji për atë kohë dhe të arriturat e sotme si komb, e si shtet Kosova.

Kosova, tha ish presidenti Mejdani, e ka arrit misionin tonë kombëtar, u bë shtet, tashmë, atë nuk ka kush që e kthen më prapa, por duhet partitë, qeveritë atje dhe këtu (në Shqipëri) të angazhohen të punojnë, pa bujë, në unifikim, në fushat që janë të përbashkëta e që askush nuk na pengon, si: në fushën e sitemit të arsimit, të historisë, të gjeografisë, të kulturës, të trashëgimisë kulurore, të muzikës, të sportit, të mësojnë njëjtë nxënësit kudo që janë, po dhe në fusha të tjera, pa e cenuar asgjë në këto rrethana të brishta politike për rajonin.

Me të arritur këto objektiva kombëtare do të krijohen e vijnë rrethana të reja politike në kohë të duhur për kombin. Ndamë mendime për politikën, angazhimin e tij si president i vendit, takimet me burrështetas të tjerë botërorë, për nxënës të tij që tashmë janë drejtues politikë, për tolerancën, që duhet të kenë partitë politike dhe ruajtjen e unitetit kombëtar, për ngërqet politike, për trazicionin 30 vjeçar etj., që si komb nuk duhet humbur hapin kohor të zhvillimit të vendit në raport me shtetet e rajonit dhe integrimin evropian të Shqipërisë dhe Kosovës, në këto rrethana politike, si mundësi e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Dija sot është fuqi, që ngritë mirëqenien ekonomike dhe fuqinë politike si komb e shtet.

Përvoja politike dhe përgjegjësia shtetërore e ish- presidentit Mejdani, nga i cili i kërkova, që të angazhohet më shumë në këto rrethana politike, që me dijen e tij si profesor, me përvojën si politikan e ish president, kemi një mundësi më të mirë që të arrijmë objektivat politike për kombin tonë.

Dhe në fund ish- priesidenti Mejdani tha: “Me kënaqesinë më të madhe në çdo forum ndërkombëtar, ku marrë pjesë, nga bashkëbiseduesit e mi profesionist dhe ish president, kërkoj mbështetje, për Kosovën e popullin tonë”.

E falënderova ish presidentin Mejdani, duke i uruar shëndet e mbarësi në jetë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur…