Ibra bën humor: Nëse fitojmë kampionatin, rinovoj me Milanin

12 janar 2020 | 16:10

Zlatan Ibrahimoviq u rikthye te Milani pas thuajse 8 sezonesh dhe gjeti golin e parë në ndeshjen e tij të dytë, duke vulosur triumfin e kuqezinjve ndaj Cagliarit.

“Shënoj, festoj si zot dhe ndihem më i ri. Pioli shqetësohet disi për moshën time, por mendja ime është e njëjta dhe fiziku thjesht duhet ta ndjekë. Kam nevojë për më shumë ndeshje, që të gjej ritmin e duhur, por ndihem mirë gjithsesi. Nëse fitojmë kampionatin, mund edhe të rinovoj me Milanin”, ka thënë në humor Ibrahimoviq.

“Punuam gjatë javës për këtë skemë të re dhe na shkoi mirë, pasi fituam në një fushë të vështirë. Tani duhet të vazhdojmë kështu, për t’u përmirësuar edhe më shumë. Unë e nisa ndeshjen me disa gabime, por me kalimin e minutave, po ndihesha më mirë dhe përmirësohesha,. Pastaj erdhi goli, që është mjaft i rëndësishëm për një sulmues”, ka shtuar Ibrahimoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar golin…