Qytetarët kërkojnë formimin e qeverisë, kritikojnë LV-në dhe LDK-në për vonesën (Video)

12 janar 2020 | 16:18

Kanë kaluar tashmë tre muaj negociata në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ende nuk kanë arritur të dakordohen për krijimin e koalicionit dhe formimin e qeveris së re.

Edhe pse takimet janë të shpeshta, përfundimi deri tash po del të jetë i njëjti, pa marrëveshje. E më të dëmtuarit në këtë pjesë po shihet të jenë qytetarët e Kosovës, të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe të zhgënjyer për këtë proces, i cili nuk dihet se kur do të mbarojë.

Ismajl Hamiti ka thënë se mos krijimi i qeverisë me kohë do t’i kushtojë shumë të ardhmes së vendit tonë.

E tërë fajin për këtë ngecje politike në krijim e qeverisë, sipas Hamitit, e ka Lëvizja Vetëvendosje sepse sipas tij si parti fituese ajo duhet të sakrifikojë më shumë në krijimin e qeverisë.

Ndërsa qytetari Alban Musa, ka thënë se është turp për partitë politike që e “mbyten” shtetin e Kosovës, duke e lënë shumë mbrapa.

Musa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është pak më e mirë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kjo është edhe arsyeja që partia e Kurtit është duke zvarritur këtë proces.

Në anën tjetër, dëshira e Shefqet Borincës është që të mos arrihet marrëveshja në mes të LV-së dhe LDK-së.

“Të gjithë jemi nervoz, ishalla nuk bohet, pse nuk bohet, se s’po kom qejf. Albini duhet me fitu vetëm…”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalin pamjet nga banjat më të famshme në Instagram, aty…