Komisionari për zgjerim i BE-së më 16 shkurt viziton Shqipërinë

12 janar 2020 | 17:31

Oliver Varhelyi, komisionar evropian për zgjerimin do ta vizitojë më 15 dhe 16 janar Shkupin dhe Tiranën, në misionin e tij të parë zyrtar në Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i mandatit të tij.

Ai do të kryej disa takime me zyrtarë të lartë të politikës shqiptare më 16 shkurt, pas vizitës që do të mbajë një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Në Tiranë ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Oliver Varhelyi është një nga mbështetësit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave.

Pak kohë më parë, ai kishte deklaruar se ka pasur diskutime “të hapura, konstruktive dhe inkurajuese” me Francën dhe Holandën për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ai është shprehur se në pranverë duhet të punohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ka arritur të kalon në epërsi ndaj Kosovës (1-0),…