Kina thotë se nuk heq dorë nga Tajvani edhe pas rezultatit të zgjedhjeve

12 janar 2020 | 17:47

Kina nuk do të ndryshojë pozicionin se Tajvani është pjesë e saj, ka deklaruar Bejingu zyrtar, pas fitores edhe të një mandati nga presidentja Tsai Ing-wen e cila është kundërpërgjigj, duke thënë se nuk do t’i marrë parasysh këto kërcënime.

Fushata zgjedhore është dominuar nga përpjekjet e Kinës që ta bind ishullin demokratik të pranojë modelin e qeverisjes së Bejingut “një shtet, dy sisteme”, si dhe përmes protestave anti-qeveritare në Hong Kong.

“Pa marrë parasysh ndryshimet brenda Tajvanit, fakti se ekziston vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e saj nuk do të ndryshojë”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Përderisa Kina ka thënë se Tajvani është pjesë e saj, ky i fundit konsiderohet vend i pavarur dhe emrin formal e ka Republika e Kinës, raporton “Rel”.

Tsai, liderja që ka kundërshtuar sistemin qeveritar “një shtet, dy sisteme”, ka fituar edhe një mandat katërvjeçar të shtunën dhe ka siguruar shumicën edhe në parlament.

Të shtunën, Tsai ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Kinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi ndeshja miqësore në mes Suedisë dhe Kosovës, me rezultat…