BE-ja në dy vitet e ardhshme do të japë 19 milionë euro për policinë shqiptare

13 janar 2020 | 12:03

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku është përuruar reparti i ri i forcave speciale “RENEA”.

Soreca, duke vënë theksin te lufta ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, ka thënë se “një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt”.

“’RENEA’ është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar. Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE-ja do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.”, ka thënë ai. /TCh/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në…