Papa i pensionuar kundër martesës së priftërinjve

13 janar 2020 | 12:10

Papa i pensionuar Benedikti XVI ka dalë në mbrojtje të beqarisë së priftërinjve në Kishën Katolike, pasi pasardhësi i tij, Papa Françesku, është duke konsideruar lehtësimin e ndalimit të martesës.

Benedikti e ka bërë këtë apel në një libër, bashkautor i të cilit është kardinali Robert Sarah. Ky libër vjen si përgjigje ndaj propozimit për t’iu lejuar burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.

Papa Benedikti, i cili është tërhequr nga detyra në vitin 2013, ka thënë se nuk mund të mbetej i heshtur ndaj kësaj çështjeje.

Në libër, ai ka thënë se beqaria, një traditë e vjetër me shekuj brenda kishës, ka “rëndësi të madhe”, sepse u lejon priftërinjve të përqendrohen në detyrat e tyre.

Sipas tij, “nuk duket e mundur të realizohen të dyja profesionet njëkohësisht”.

Është një gjë e rrallë që Benedikti, i cili ka qenë Papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështje të kishës.

Vatikani nuk ka dalë ende me komente për librin e Benediktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte…