Zyrtare: KB Peja nënshkruan me Rick Jeckson

13 janar 2020 | 12:57

KB Peja ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Rick Jecksonin.

Basketbollisti që është i gjatë 206 centimetra, luan në qendër, derisa njihet për kërcimet e tij në trapez, si bllokues dhe si mbrojtës fantastik.

“Rick njihet për kërcimet e tijë në trapez, bllokues dhe mbrojtës fantastik. Ai është shumë aktiv në loje dhe ka aftesi të shkëlqyera në lëvizjet e sulmit. Në vitin 2013 arriti në gjysemfinale të NBA D League. Rick në vitin 2016 arriti të ishte gjysemfinalist në France Pro-B. Poshtu ishte zgjedhur i 9ti ne NBA D-League”, ka njoftuar KB Peja.

“Në vitin 2014 ishte finalist i Balkan League ku luajte në ekipen e Izraelit, Gilboa. Ai luaji edhe kunder ekipes tonë dhe arriti te ishte finalist. Ai ishte pjesë e Iowa Energy, Delaware 87ers në D-League. Pastaj karrierën e vazhdoj edhe në Republikë Domenikane, Argjentinë, Uruguaj, dhe Kili”, theksohet në njoftimin e KB Peja.

https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.136708293085957/2720788411344586/?type=3&eid=ARBoJ6rZMeZE7We_1J5Wlk3PZL-Qjgy2SgzE_5HpX8f3FNGj9oQAeJC4enC3dTNEWpxU1f9c6cVulu4f&__xts__%5B0%5D=68.ARCiAIOeQnf7CkiliJqm0YUOe3cC7UQC8OVbc8evCWiouCbamUjqu5V9uBgEZKvpZDAad40gg2p0g7snFIClCb2M34qR3rQB3ac_hOBR8qMw8-lIOf9bL7KvL8njdOjDtwsIqWsjerec5PWjqoyCC13gpwc7HlTs1Chu-walHLw9L8O0IM4puwGaCqSp0pCrM4sE2YrFDsUGunAFWPXOPnpOEuaV_lKGChKLGuDxfBTAMugomiiMkcXxgWWgqmyZVUpPcEbrxcFR71R3jcVuhCLO464BrGVxKcxAUKMXhGppqpXOYbnVHeOPLFi0fw9y7exLadUHzqno2TOT1kpGjU8YQg&__tn__=EEHH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chrs Hill, një 52-vjeçar nga Portsmouth në Angli u shndërrua…