Zyrtari i LV-së: Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK-në

13 janar 2020 | 14:50

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën se është duke dëshiruar koalicion me PDK-në.

“Isa Mustafa do ta bëjë gjithçka bajat. Sepse kërkon si duket me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje! Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet. Duan kryeparlamentarin si shkëmbim për presidentin që nuk duhet ta kenë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hoxha:

Isa Mustafa do ta bëjë gjithçka bajat. Sepse kërkon si duket me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje! Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet. Duan kryeparlamentarin si shkëmbim për presidentin që nuk duhet ta kenë.

Logjika e LDK-së është si e atij tipit që bërtiste ngado se i kishin humbur 10 milionë dollarë. Kur e pyetën se ku i gjeti tërë ato parà, u përgjigj thjesht: “Nuk ka rëndësi ku i gjeta, e rëndësishme është që i humba”. Por të gjithë e dinin të vërtetën, ai nuk e kishte patur kurrë një shumë të tillë. Dhe të gjithë e dinë mirë se kur nuk ke asgjë mund të thuash se ke humbur miliardat. Kryesia e LDK-së kërkon të këtë atë që nuk e ka patur kurrë.

Dhe Lëvizja, kësi kryesie ia jep edhe këtë. Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin. Pra, mund të kërkojë edhe postin e kryeparlamentarit që vetë e votoi.

Adoleshentë të plakur, apo pleq të kapur nga e rinia e tyre e gabuar? Kjo nuk është dilema ime, por e atyre që votojnë për ta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni ka përfunduar për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, i…